MPJ-ja gjermane pret formimin e shpejtë të Qeverisë dhe zbatimin e reformave

“Është mirë që kryetari Ivanov lëshoi pe dhe ndaloi së bllokuari formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tashmë ka mandat për formim të Qeverisë. Ky është hapi i parë i rëndësishëm për tejkalim të krizës politike në të cilën gjendet Maqedonia. Ftojmë të gjithë aktorët që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive kurse ajo vlen edhe për bisedimet koalicionuese”, thuhet në kumtesë.

Në të gjithashtu thuhet se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tani e ka mandatin për formimin e Qeverisë dhe kjo mund të jetë hap i parë i rëndësishëm në drejtim të tejkalimit të krizës politike ku vendi gjendet me muaj të tërë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin politik në Shkup që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe kjo vlen për bisedimet mes partnerëve të koalicionit. Qytetarët nuk meritojnë që nën kurriz të saj të zhvillohen intriga politike. Ajo çfarë i është e nevojshme Maqedonisë dhe qytetarëve është që sa më shpejtë të kemi formim të Qeverisë e cila shpejtë do të përkushtohet në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe prioriteteve reformuese. Janë të nevojshme reforma të thella që të vazhdohet rruga drejt integrimeve euro-atlantike”, thuhet në kumtesë.