fbpx

Në Slloveni mbahet referendum për martesat mes gjinive të njëjtë

-

Në 3113 vendvotime, do të votojnë 1,7 milion qytetar.

Rezultatet zyrtare nga referendumi do të publikohen më 16 shkurt ndërsa ato të parat jozyrtare, sonte më orën 21.

Edhe pse pikat e votimit janë hapur më orën 7, në orën e parë nuk është paraqitur asnjë votues, njoftojnë mediumet lokale.

Nëse miratohen ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, i njëjti do të vlej 15 ditë pasi të publikohet në gazetën zyrtare.

Kuvendi pasi të shpall ligji si të vlefshëm, nuk mund të merr ligj tjetër me të cilin mund të ndalohet vendimi i votuesve.

Kuvendi slloven në muajin mars miratoi ligj ku përkufizimi i martesës është ndryshuar nga “jetesë mes burrit dhe gruas” në “jetesë mes dy personave” me çka çiftet homoseksuale tani kanë të drejta të njëjta si dhe ato heteroseksuale, përfshirë të drejtën e adoptimit të fëmijëve.

Mirëpo, kundërshtarët e këtij ligji, të grumbulluar në grupin “Bëhet fjalë për fëmijë”, menjëherë nisën fushatë dhe arritën të grumbullojnë 40.000 nënshkrime që mjaftojnë për referendum.

Ligji tërhiqet nëse në referendum dalin minimum 20% e votuesve ndërsa shumica votojnë KUNDËR.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.