fbpx

Nesër protestë civile për interpelancën e Nikolla Todorovit

-

Nesër prej orës 18 para Kuvendit të RM-së do të organizohet protestë ku qytetarët do të kërkojnë deputetët të votojnë “për” shkarkimin e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Patjetër të ketë përgjegjësi nga sistemi i cili vret, në vend që të shëroj. T’i themi ministrit “Vdekje” se ka ardhur koha që të merr përgjegjësinë dhe vet me përgjegjësi të largohet nga ky funksion. Njëherë, duam t’i inkurajojmë deputetit që të votojnë për këtë interpelancë me çka do të pengojnë viktima të reja në shëndetësi dhe me çka do të dëshmojnë se angazhohen për shëndetësi moderne dhe efikase. Për këtë, ju bëjmë thirrje të gjithëve, qytetarëve të RM-së në protestën civile për interpelancën e Nikolla Todorovit” thuhet në paralajmërimin e protestës në Facebook.

Interpelancë për Todorov kërkoi grupi i deputetëve të LSDM-së pas vdekjes së dy nënave kah fundi i tetorit. Ato kërkuan përgjegjësi nga Todorov për problemi sistemore dhe për kaosin e përgjithshëm në shëndetësi që rezulton me pasoja tragjike për qytetarët.

Nga Ministria e shëndetësisë përmes reagimit me shkrimit falënderojnë LSDM-në, për siç thonë, mundësinë e treguar Kuvendi të ballafaqohet me argumentet për gjendjen e spitaleve në të kaluarën dhe tani.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.