“Nëse fillojmë të aplikojmë testimin e njohurive në internet, stafi mësimdhënës nuk do të ketë kurrfarë kontrolli mbi kushtet për realizimin e provimit, nuk do të ekzistojë mekanizëm që do të sigurojë mbikëqyrje të plotë të provimit dhe do të mundësohen manipulime me provimet. Kjo mënyrë e kontrollit të njohurive do të rrënojë edhe më tej arsimin edhe ashtu të lëkundur në vend “, thonë nga Parlamenti universitar i studentëve (PUS), transmeton Meta.

Ata janë të prerë se kontrollimi i njohurive në internet nuk ofron asnjë garanci të cilësisë dhe do të kontribuojë në degradimin e njohurive, punës dhe diplomës. Theksojnë se kontrolli i njohurive në internet do t’i vendosë në situatë të pabarabartë studentët të cilët nuk kanë pajisje të duhura elektroteknike dhe lidhje në internet të shpejtë, duke krijuar dallim të padrejtë midis studentëve të cilët janë të siguruar anë aspektin financiar dhe atyre,  të cilët nuk kanë stabilitet financiar dhe mundësi për t’i lejuar vetes pajisje elektronike që do t’u mundësonin atyre kushte të njëjta studimi me kolegët e tyre.

PUS kërkon që autoritetet kompetente të pezullojnë të gjitha afatet e studimit dhe rregullat e zbatueshme në rrethana të rregullta.

“Kërkojmë ndaljen e afateve të tre sesioneve të rregullta për të kaluar një provim. Këto afate janë të parashikuara për rrethana të rregullta në të cilat studentët, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, mund t’i përkushtohen arsimimit të tyre. Fatkeqësisht, situata aktuale jo vetëm që pamundëson praninë fizike në amfiteatër dhe salla të leximit, por edhe e çrregullon gjendjen mendore të studentëve dhe aftësinë e tyre për të përgatitur materialin e provimit plotësisht të përqendruar dhe të përkushtuar. Prandaj, afatet e rregullta duhet të ngrihen, ndërsa Universitetet duhet t’u japin studentëve më shumë seanca provimesh deri në fund të vitit, në vend të shtatorit, siç parashikohet nga rregullat “.

Ata propozojnë që institucionet e arsimit të lartë të mos fillojnë me kontrollin e njohurive në internet, e nëse kanë filluar, ta ndërpresin menjëherë, për sa kohë të përgatitet mekanizëm për kontroll të njohurive në internet që të sigurojë garancitë e duhura dhe të miratohet nga të gjithë aktorët, mbi të gjitha nga vetë studentët, si pala më e prekur në këtë situatë.

Ata theksojnë se është thelbësore që institucionet të reagojnë me maturi, pa nxitim dhe me shumë përpjekje, në mënyrë që zgjidhjet që do të miratohen të jenë efektive dhe në të njëjtën kohë të garantojnë cilësi.

Problemet që do të ndodhin akoma në mësimin në internet u diskutuan edhe nga profesori i universitetit Ilija Aceski. Ai për “Meta.mk ka deklaruar se sistemet tona nuk janë të gatshme për kriza të tilla, për situata të tilla të paparashikuara.

“Ne jemi jashtë kursit modern të të mësuarit. Jemi relativisht të pajisur me teknologji, por modelet dhe qasjet nuk i zbatojmë”, tha profesori Aceski.