PSP dje e ka marrë nga Gjykata Penale procesverbalin nga seanca përgatitore për gjykimin e rastit “Fortesa 2”, ku i akuzuari i parë është ish drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, konfirmojnë për “Meta” nga PSP.

Prej atje shtojnë se në mënyrë shtesë do të njoftojnë kur do të dorëzojnë kërkesë deri tek DSK për lejen e diskualifikimit të provave në akuzën për rastin.

PSP një javë priste procesverbalin nga seanca përgatitore për lëndën “Fortesa 2”, që u mbajt të hënën javën e kaluar, që të mund të dërgoj kërkesë deri tek DSK.

Në seancë, në të cilën pritej të filloj debati kryesor nga procesi gjyqësor, PSP, gjykata dhe avokatëve të mbrojtjes zhvillonin debat procedural për atë nëse provat e klasifikuara guxojnë të përdoren në procedurë gjegjësisht nëse duhet të diskualifikohen apo jo. Pas debatit treorësh, gjykatësja Lidia Petrovska angazhoi PSP-në që të siguroj leje nga organi që i ka krijuar informacionet e klasifikuara të propozuara si prova gjegjësisht DSK dhe ato të diskualifikohen.