“Protestoj” sonte para Gjykatës kushtetuese

Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdon sot me protestën e 11 me radhë të njohura në popull si “Revolucion laraman”. Protestuesit janë mbledhur përpara Prokurorisë Speciale ku do t’i jepet mbështetje, ndërkaq pastaj prej atje nga ura “Goce Dellçev”, do të shkohet përpara objektit të Gjykatës Kushtetuese.

“Do të protestojmë edhe sonte, të bashkuar. Nëse bie shi, merrni ombrellë dhe bashkohuni. Në orën 18 do të mblidhemi në vendin e vjetër, para zyrave të PSP-së e më pas përmes urrës “Goce Dellçev” do të bëjmë marsh deri te simbolet e padrejtësisë dhe korrupsionit “gjykatës kushtetuese” thuhet në njoftim.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov si, Qeveria e Maqedonisë dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ndërkaq sonte pritet që kësaj liste t’i bashkëngjitet edhe Gjykata Kushtetuese.