“Revolucioni kolorit ” ngjyrosi luanët në urën “Goce Dellçev”

Balonët me ujë, që sigurisht kanë qenë të destinuara për godinën e Kushtetueses, përfunduan në skulpturat e luanëve të vendosur në fillim të urës “GoceDellçev”.

Kordoni policor me autoblinda të vendosur në të dy anët e rrugës nuk i lejuan protestuesit të kalojnë urën dhe të arrijnë në destinacionin e tyre të parë, Gjykatën Kushtetuese.

Te ura nuk kishte incidente mes policisë dhe protestuesve.

Qytetarët duke mbajtur pasqyra të drejtuara kah policët brohortitnin “Nuk ka drejtësi- nuk ka paqë” dhe “Dorëheqje” e më pas filluan me ngjyrosjen e luanëve.

Prej aty, turma qetë u drejtua drejt godinës së Qeverisë ku përfunduan protestën duke brohoritur “Mafia në robëri” dhe “Kot e ke faljen, nuk e ke larg burgun Nikolla”.

Protesta si çdo ditë filloi prej orës 18 para godinës së PSP-së.