Për shkak të krizës politike, do të stopohen kreditë e huaja

Për shkak të krizës politike, institucionet e huaja financiare do t’i ndalojnë kreditë e tyre për Maqedoninë, shkruan “Prizma”.

Burimet diplomatike nga Shkupi thonë se Banka Botërore ka ndaluar fazën e dytë Programit për përmirësimin e shërbimeve të komunave në Maqedoni ku pritej të sigurohen borxhe për gjithsej 57 komuna për investime në infrastrukturë, furnizim me ujë, kanalizim, menaxhimin me mbeturina të forta, rrugë lokale, përmirësimin e efikasitetit energjetik si dhe projekte tjera me prioritet të lartë.

Bordi i drejtorëve të BB ka dhënë instruksione të tilla pasi disa vende- anëtare nga ky institucion financiar e kanë kërkuar këtë.

“Bordi i drejtorëve i Bankës Botërore ka dhënë udhëzime në Shkup që mos të vazhdohet me fazën e dytë të Programit derisa nuk ka burime kredibile në vend” thonë burimet diplomatike.