fbpx

Protestë kundër ndotjes së ajërit në Shkup

-

Ekologjistët e Shkupit marshuan sot nëpër rrugët e kryeqendrës për të alarmuar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit. Organizatorët e marshit nga organizata ekologjiste “Go Green” përcollën rekomandime dhe kritika ndaj qeverisë për gjendjen e ajrit por nuk kursyen as këshillat ndaj qytetarëve. Ekologjistët alarmojnë edhe për nivelin e lartë të vdekjeve pikërisht si pasojë e grimcave të dëmshme në ajër.

Ata thonë se Shkupi  është qyteti më i ndotur në Evropë.

“Maqedonia ka ajrin më të ndotur në Evropë dhe është në vendin e pestë për vdekjet që arrin mbi 1300 vdekje të shkaktuara pikërisht nga ndotja e ajrit. Rekomandimet e institucioneve janë të mbyllemi në shtëpi dhe mos t’i hapim dritaret, që edhe një herë dëshmon qasjen jo sistematike të tyre tek zgjidhja e problemit. Qytetarëve iu rekomandojmë që të përdorin biçikleta, të voziten me transport publik si dhe të ndajnë vozitjen me automobil, me njerëz të tjerë…Sa i përket institucioneve kompetente apelojmë që të mos kompensohen me ndotësit industrialë për dhënien e lejeve ekologjike, të vendoset sistem çift-tek i vozitjes, kontrollet teknike të automobilave të bëhen më të rrepta, të mbyllet zona qendrore automobilistike”, thonë  nga  “Go green”.

Të rinjt mbanin në duar trasnparentët “Go green”, “Kush është fajtor që qyteti është blozë” (Koj e kriv sto gradot ni  e siv)

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.