fbpx

Ambasada e Rusisë apelon për hetime thellbësore për rastin “Puç”

-

Me një reagim për zhvillimet e fundit doli edhe ambasada ruse në vend. Kërkojnë hetim thelbësor të rastit dhe përkujton për rrezikun e ashpërsimit të tensioneve ndëretnike në vend.

“Presim që kjo ngjarje të jetë lëndë e hetimit thelbësor në interes të stabilitetit dhe sigurisë në Maqedoni. Të gjitha partitë politike në vend i ftojmë që të veprojnë në kuadër të institucioneve demokratike dhe kushtetuese, ndërsa problemet aktuale ti zgjedhin nëpërmjet dialogut. Çfarëdo lëkundje të gjendjeve në Maqedoninë mike, sjell rrezik që të ashpërsohen tensionet ndëretnike në vend’, thonë nga Ambasada Ruse.

Edhe nga Bashkimi Europian kërkojnë nga institucionet dhe autoritetet vendore të jenë të kujdesshme dhe të dëshmojnë profesionalizëm dhe transparencë, për shkak të ndjeshmërisë së këtij rasti.

Reagime dhe apel për transparencë kishte edhe nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Amerikës.

“Akuzat kanë të bëjnë me gjoja spiunim dhe kërcënime të dhunshme të drejtuara ndaj përfaqësuesve të Qeverisë me qëllim cenimin e rendit kushtetues. Këto janë akuza shumë serioze dhe ne rikujtojmë në të drejtën e patjetërsueshme për hetime të pavarura dhe transparente në rast të çfarë do lloj veprimtarie të gabuar, respektim të plotë të të drejtave të të akuzuarve në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe parimin e prezumit të pafajësisë’, thuhet në reagimin me shkrim të shërbimit diplomatik të BE-së.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.