fbpx

Gjendje e jashtëzakonshme nga vërshimet në Maqedoninë Lindore

-

Diga e Kalimancit ka filluar të derdhet dhe pas vërshimit të pakontrolluar të ujit, në rrezik janë vendbanimet përgjatë rrjedhës së lumit Bregallnica. Nga diga ka derdhje të ujit prej rreth 280 metrave kub në sekondë dhe sipas ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski, i tërë uji do të derdhet përgjatë lumit Bregallnica.

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska sot ishin në vizitë të rajoneve më të prekura në rrethinën e Shtipit. Siç është paralajmëruar, Gruevski dhe ekipi i tij do të qëndrojnë në rajon edhe gjatë natës.

-Presim rreth orës 20 uji të përfshijë rajonin e Shtipit dhe niveli i tij të rritet për 1 deri 1,5 metër. Në këtë rast i bëj thirrje të gjitha vendbanimeve përgjatë rrjedhës së Bregallnicës, përfshirë Vinicën, Shtipin, Çeshinovën, Obleshevën, Koçanin dhe komunat tjera, të apelojnë deri tek qytetarët për evakuim urgjent, të personave më të moshuar, t’i zhvendosin gjërat me vlerë dhe bagëtinë, që të pengojmë viktima eventuale. Bëj thirrje për evakuim urgjent të të gjitha komunave dhe vendbanimeve përgjatë rrjedhës së lumit Bregallnicë sepse presim valë të madhe që pritet të vijë nga diga e Kalimancit- njoftoi ministri i transportit Mile Janakievski.

Bregallnica në disa vende të caktuara të rajonit të Shtipit ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar vila, objekte ndihmëse dhe vende të mbjellura. Rreth 20 pacientë nga spitali i terapisë fizikale, e cila gjendet menjëherë afër shtratit të lumit, në mënyrë parandaluese janë evakuuar në Spitalin klinik të Shtipit. Në oborrin e spitalit, si dhe në disa vende tjera, ushtria ka vendosur diga me thasë të mbushura me rërë.

 

 

 

В.К.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.