fbpx

Lidhja Demokratike kërkon transparencë për rastin “Puç”

-

Lidhja Demokratike kërkon për rastin “Puç”, MPB, Prokuroria Publike dhe gjykata të punojnë publikisht dhe me transparencë t’i publikojnë të gjitha dëshmitë dhe faktet relevante në bazë të cilave bazohet procesi gjyqësorë kundër të akuzuarve, midis të cilëve edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Bëhet fjalë për akuza të rënda dhe insistojmë gjykata të tregojë nivel të lartë të rezistencës dhe mos të bie pre e çfarëdo ndikimeve ose presioneve. Ky rast mund të zgjidhet vetëm me respektimin e plotë të së drejtës” shkruan në njoftimin e sotëm të LD.

Lidhja Demokratike gjithashtu insiston në zbardhjen e tërësishme të të gjitha aspekteve në lidhje me dyshimet për dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta të shtetit, si dhe spiunimi, që të mos ashpërsohen ose eskalojnë gjendjet politike, akuzat e ndërsjella dhe ndasitë.

Lidhja Demokratike i bën thirrje LSDM-së që t’i publikoj të gjitha informatat që tanimë gjatë kohë i paralajmëron.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.