Ndihma holandeze arrin në Shkup

Donacioni holandez me ndihmë mjekësore për rajonet e vërshuara sot ka arritur në Shkup, njoftojnë nga ambasada e Holandës në Maqedoni.

Holanda, pas kërkesës për ndihmë që u dërguar nga Qeveria maqedonas, sot morri vendim për donacionin e një kontingjenti për materiale medicinale në vlerë prej gjysmë milion euro.

Dërgesa e cila përbëhet prej 20 paletave pajisje për ndihmë të parë, arriti në Drejtorin e mbrojtjes dhe shpëtimit falë përkrahjes së kompanisë holandeze për transport “Bukenstajn Transport”. Donacioni do të shpërndahet nëpër pikat e institucioneve shëndetësore ku shërohen pacientët nga rajonet e vërshuara.