fbpx

Aksidenti tragjik, i pesti sipas numrit të viktimave në historinë e re të Maqedonisë (Infografik)

-

Maqedonia mban mend shumë katastrofa që nga viti 1951. Aksidenti tragjik në Llaskarcë në të cilin kanë humbur jetë 14 persona është i pesti sipas numrit të viktimave në historinë më të re të Maqedonisë. Me listën e zezë udhëheq Shkupi me rreth 1.100 viktima dhe 3.000 të lënduar.
Pas saj janë fatkeqësitë me avionët, të cilat me të vërtetë kanë qenë më në numër dhe më të përgjakshme, ndërkaq më e madhja ka ndodhur më 22.11.1993, kur një avion “Jak 42 – D” i kopmanisë “Avioimpeks” me udhëtarë është rrëzuar si pasojë e gabimit të pilotit. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën 115 persona, njofton Meta.

Më poshtë ua sjellin fatkeqësitë më të mëdha ndër vite në Maqedoni, në këtë listë nuk janë të vendosura viktimat nga konfliktet e armatosura dhe aksionet policore dhe ushtarake. Këtu nuk janë përfshirë vërshimet katastrofale të vitit 1962 dhe 1979, në të cilat nuk ka pasur viktima.

22.10.1951 – Avion i “JAT” që ka fluturuar nga Beogradi është rrëzuar në Aeroportin e Shkupit, kanë humbur jetën 12 persona.

26.07.1963 – Tërmet i madh në Shkup. Humbën jetën rreth 1.100 persona.  Së paku 3.000 persona u lënduan, ndërkaq rreth 200.000 të tjerë ngelën pa kulm mbi kokë.

24.07.1992 – Një avion mallrash “Antonov” u rrëzua 26 kilometra në juglindje të Shkupit, gjatë kohës kur i afrohej aeroportit. Avioni ka goditur një kodër në afërsi të fshatit Lisec. Në këtë fatkeqësi humbën jetën 8 persona.

05.03.1993 – Gjatë fluturimit në Aeroportin e Shkupit, është rrëzuar një avion me 97 udhëtar i tipit “Foker 100”, i kompanisë “Paler Makedonija”. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën  86 persona.  Ministri i atëhershëm për Transport dhe Lidhje, Antoni Peshev, për arsye morale dha dorëheqje, që është precedent në historinë e Maqedonisë. Nga atëherë, deri më tani, asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqje për arsye morale.

22.11.1993 – Një avion me udhëtarë i tipit “Jak – 42D” i kopmanisë “Avioimpeks” është rrëzuar për shkak të gabimit të pilotit dhe në këtë fatkeqësi humbën jetën 115 persona – vetëm një i ka mbijetuar fatkeqësisë. Avioni ka fluturuar nga Gjeneva për në Shkup. Megjithatë, për shkak të kushteve të këqija të motit, ai është ridrejtuar për në Aeroportin e Ohrit për ulje të patjetërsueshme. Por, ai u rrëzua në afërsi të Malit Trojan.

18.09.1995 – Avion “Antonov”, i cili ishte i angazhuar të shuajë zjarre u rrëzua në afërsi të Shkupit. Humbën jetën 2 anëtarë të ekuipazhit.

26.02.2004 – Në afërsi të Mostarit në Bosnjë, humbi jetën presidenti i Maqedonisë, Boris Trakovskit bashkë me gjashtë bashkëpunëtor dhe dy pilotë të avionit të shtetit “Kinger”.

12.01.2008 – Një helikopter i Armatës së Maqedonisë është rrëzuar në lokalitetin Bllacë të Katllanovës. Si pasojë e kësaj fatkeqësie humbën jetën 11 persona të ARM-së, të cilët janë kthyer nga misioni “Altea” në Bosnje dhe Hercegovinë.

28.08.2008 – Një avion i tipit “Cesna” është rrëzuar në lokalitetin “Skrebat” në fshatin Leskovec, në afërsi të Ohrit. Në këtë fatkeqësi humbi jetën piloti dhe tre udhëtarë të avionit. Avioni e ka goditur një automjet të tipit “Fiço”, në të cilin gjatë atij momentit është gjendur një vajzë e vogël.

05.09.2009 – Në ora 10:30, u fundos anija “Ilinden” në Ohër. Jetën e humbën 15 persona, turistë nga Bullgaria,

04.08. 2015 – Si pasojë e vërshimeve, në Shipkovicë të Tetovës e humbën jetën 5 persona.

06.08.2016 – Si pasojë e vërshimet në Shkup, gjegjësisht në Hasanbeg dhe Stajkovë e kanë humbur jetën 22 persona.

13.02.2019 – Është rrokullisur një autobus në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, e kanë humbur jetën 14 persona.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.