Ambasadori holandez në vend, Volter Plomp, në Twitter-in e tij ka postuar foto nga një bilbord në Holandë ku reklamohet ofertë turizmi në Maqedoni.

“Vërehet në Holandë (e fotografuar nga treni Hag- Lajden) destinacion për pushim #Maqedoni #Ohër”, shkroi ambasadori Plomp në Twitter.

Në reklamë prezantohet Ohri dhe aty thuhet se turistët holandez mund të pushojnë tetë ditë për vetën 189 euro.

Reklama është nga operatori turistik “Korendon” përmes të cilit holandezët e vizitojnë Maqedoninë.