Gazetari Hristian Banevski mbrëmë është goditur me shkopin e flamurit në protestën e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” në Shkup. Për incidenti informoi televizioni 24, prej ku thonë se Banevski fillimisht është sulmuar verbalisht e më pas është goditur edhe me shkop në kokë.

“Në protestën e sotme ekipi i televizionit 24 sërish është sulmuar verbalisht, por edhe fizikisht, kur një nga mbështetësit me flamur në dorë është nisur drejt ekipit tonë dhe ka goditur fuqishëm. Fatmirësisht, nuk ka pasur incident më të madh. Organizatorët distancohen nga incidenti me arsyetimin se ka qenë e rastësishme dhe pa qëllim”, tha Banevski në kontribut.

Më 28 shkurt, në protestën e organizuar nga nisma “Për Maqedoni të përbashkët” u rrahën brutalisht kameramani dhe gazetari i “A1on”, Vlatko Zhelçeski dhe Aleksandar Todeski.