“Krimineli i shantazhuar Zoran Zaev shkeli kushtetutën e Maqedonisë dhe shpall qytetarët e Maqedonisë për terroristë që të siguroj mbështetje dhe ta fut flamurin e R. së Shqipërisë në kabinetin, i cili duhej t’i takoj kryetarit të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e rregullt ditor të VMRO DPMNE-së.

Në të thuhet se “krimineli i shantazhuar” Zoran Zaev ka ofenduar popullin maqedonas se e ka fytyrën e përlyer që të siguroj mbështetjen që të këndohet himni maqedonas në foltoren e Kuvendit.

“Vendosja e flamurit të shtetit të huaj në kabinetin e kryetarit të Kuvendit është akt i turpshëm dhe jo- dinjitoz, por edhe më i turpshëm është heshtja e kriminelit të shantazhuar Zaev i cili nuk guxon t’i thotë Talat Xhaferit se nëse nuk e largon flamurin, LSD do të kërkoj ndërrimin e tij”, thuhet në kumtesë.

Nga VMRO DPMNE thonë se LSDM nga mllefi porosit ndjekjen e personave të pafajshëm.

“Mëkati i vetëm që këta qytetarë është se e mbronin shtetin dhe interesat kombëtare dhe kundërshtuan realizimin e Platformës së Tiranës. LSD duhet penalisht, moralisht dhe politikisht të përgjigjet ndërsa më kryesorja që është, të përgjigjet para gjykatës së popullit prej të cilit me ngulm po ik”, thuhet më tej në kumtesë.