fbpx

Miloshoski: Zaev është person i shantazhuar që tentoi t’i gënjejë qytetarët

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është person i shantazhuar, i cili është i gatshëm të bëj çmos vetëm që të vijë në pushtet, edhe pse LSDM i humbi zgjedhjet, porositi Antonio Milloshoski në konferencë për shtyp në selinë e VMRO DPMNE-së menjëherë pas konferencës së shtypit të Zaevit ku lideri i LSDM-së prezantoi programin qeveritar të partisë së tij.

“Zotëri Zaev, ndaloni me nënçmimin e qytetarëve të Maqedonisë. Ju jeni libër i lexuar, ju jeni një kriminel i falur, ju jeni person që mendon në mënyrë labile, që varësisht nga situata e ditës i ndërroni qëndrimet politike. Njëherë në Cyrih, njëherë në TV 21, për herë të tretë në selinë e LSDM-së. Nëse ju jeni bindur se platforma e Tiranës duhet të refuzohet, atëherë pranoni ofertën e VMRO DPMNE-së për qeveri pakice të cilën do ta udhëhiqnit, por çmimin nuk do ta paguaj R. e Maqedonisë dhe interesat nacionale”, tha Miloshoski.

Ai tha se Zoran Zaev sot tentoi t’i gënjejë qytetarët, e ka lexuar programin e LSDM-së dhe është fshehur pas flokulave të zbrazëta se në të ardhmen do të diskutohet për himnin, stemën, flamurin, por se për këtë do të vendosin ekspertët.

“Qytetarët në zgjedhjet nuk votuan për ekspertë, ata votuan për politikanë, kandidatë për deputetë dhe kandidatë për kryeministër”, tha Miloshoski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.