fbpx

Deputetët e LSDM-së edhe zyrtarë të evidentuar “deputet të shkarkuar”

-

 

Prej sot deputetët e LSDM-së edhe zyrtarisht në Parlament figurojnë si “deputet të  shkarkuar” e jo si deputet të cilëve duhet t’iu merret mandati.

Në raportin “Deputeti im” i cili tregon punën e deputetëve prej muajit maj deri në dhjetor të vitit 2014-të, deputetët e opozitës figurojnë si “deputetë në largim”.

Në fillim të dhjetor të vitit të kaluar, deputetët që janë anëtarë të Komisionit parlamentarë për çështje afariste dhe mandatare- uminitare, vendosën që t’i dorëzojnë kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski raport në të cilin propozohet që t’u merren mandatet deputetëve të opozitës sepse nuk kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit, e as, nuk e kanë njoftuar kryetarin se me arsye do të mungojnë nga puna në dhomën ligjvënëse. Atëherë, deputeti Zoran Ilioski nga VMRO DPMNE tha se deputetët e opozitës fare nuk janë brengosur për obligimet e tyre ndërsa të drejtat që iu takojnë nga mandati, shumë mirë i kanë shfrytëzuar.

-Nëse vërtetë do të dëshironin të japin dorëheqje, mundnin të vinin në seancën e parë personalisht, askush nuk mund t’i ndalojë, të kërkojnë fjalë, të dalin në foltore dhe të thonë : Unë, me këtë dhe këtë emër, jap dorëheqje dhe të largohen- tha Ilioski në komisionin ku debatohej për mungesën e deputetëve opozitarë.

Kur deputetët e opozitës dhanë dorëheqje, Kuvendi nuk ua pranoi, duke thënë se nuk i kanë respektuar procedurat dhe për këtë caktuan seancë në të cilën duhej të votohet për t’ua marrë mandatet. Për shkak të mosrespektimit të dorëheqjeve, një pjesë e madhe e deputetëve të LSDM-së i humbën vendet e tyre të mëparshme të punës sepse figurojnë si të punësuar në Kuvend.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov thotë se nuk ka kurrfarë komenti lidhur me atë që ndodh në Kuvend.

-Ne dhamë dorëheqje dhe ngelim në këtë qëndrim ndërsa Kuvendi mundej të na i konstatoj dorëheqjet që në seancën e radhës e jo të bëjnë situata të këtilla- thotë Shilegov.

Sipas profesoreshës Mirjana Najçevska, kategoria “deputet në largim” nuk ekziston, as sipas Kushtetutës e as sipas ligjeve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.