fbpx

Maqedonasit nuk besojnë në luftën kundër korrupsionit

-

Qytetarët e Maqedonisë janë pesimistët më të mëdhenj se mund të bëhet diçka në lidhje me korrupsionin, që ajo të zvogëlohet ose të shkulet dhe në këtë drejtim jemi në fund të renditjes mes vendeve tjera të Evropës Juglindore. Ky është një ndër përfundimet kryesore nga hulumtimi i iniciativës “Lidership për zhvillim dhe integritet në Evropën Juglindore” (SELDI) në suazat e projektit “Vlerësimi i korrupsionit dhe anti- korrupsionit në Evropën Juglindore”.

-Pesimizmi në Maqedoni është njëri ndër më të lartit. Njerëzit nuk besojnë se diçka mund të bëhet lidhur me korrupsionin. Nga kjo mund të përfundojmë se ajo që bëhet në këtë drejtim është e pamjaftueshme- thotë Todor Jalomov nga Qendra e Studimi e Demokracisë (CSD) i cili ka kryer hulumtimin.

Forma më e shpeshtë përmes të cilët manifestohet korrupsioni në Maqedoni janë dhuratat ndërsa në Bullgari për ryshfet të shpeshtën ofrohen para në dorë.

Sipas perceptimit të qytetarëve, nëpunësit më të korruptuar publik janë gjykatësit, ministrat, deputetët, punonjësit doganorë dhe policët. Megjithatë, perceptimi se nëpunësit publik janë më të korruptuar mbizotëron në Evropën Juglindore, thuhet në raport.

-Maqedonia është njëra nga tre vendet ku qytetarët janë më shumë të prekur nga korrupsioni, do të jepnin dhe do të pranonin ryshfet po të gjendeshin në situatë të tillë. Sipas mendimit të qytetarëve, Maqedonia bashkë me Shqipërinë, është më pak e suksesshme nga gjithë vendet e rajonit në ballafaqimin dhe zbatimin e politikave për luftën kundër korrupsionit- tha Emina Nuredinovska, nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë që është anëtarë i iniciativës SELDI.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.