fbpx

Mesazh kryetarit Trajanovski: Çdo gjë është politikë, jeta është politikë

-

 

“Politikë për trafikun dhe sigurinë. Politikë për jetë. Politikë për urbanizëm. Politikë për ndërtim. Politikë për ekologji dhe gjelbërim. Dhe gjithçka tjetër. Jeta është politika”, thuhet në reagimin e iniciativës qytetare “Koce na kthe rrugët”, në kumtesën e deklaratës së Qytetit të Shkupit. Në reagimin e qytetarëve punonjësit e Qytetit dhe kryetari Koce Trajanovski udhëzon të vizitojnë trajnime në fushën e pushtetit vendor dhe shoqërisë civile si dhe edukimit qytetarë dhe të mësojnë se çdo gjë është politikë.

“Do të donim që autoriteteve të Qytetit të Shkupit t’iu shpjegojmë (mendojmë për ata që janë përgjegjës për këtë, drejtpërdrejtë përfshirë Koce Trajanovskin, si kryetar i Qytetit) se – jemi po, protestës me të cilën u tregua respekt për ata që kanë humbur jetën në rrugët e Shkupit, me kërkesë për ngritjen e vetëdijes për mbrojtje të pjesëmarrësve në trafik pa mjete motorike – ishte politik. Vërtetë. Dhe këtu s’ka asgjë të çuditshme. Nëse një protestë apo marshim është politik, atëherë ne jemi në rrugë të mirë drejt demokracisë, apo sundimin e popullit, përmes përfaqësuesve të tyre në komunat dhe në qeveri “, thuhet në reagimin e nismës qytetare.

Nga kjo nismë thonë se ata nuk e kundërshtojnë faktin se viktimat e trafikut këmbësorët dhe çiklistët pësuan për shkak të neglizhencës të shoferëve të pakujdesshëm. Por, siç thonë ata, nuk mund të shmanget fakti që shoferët e pandërgjegjshëm drejtpërdrejtë dalin prej tyre, sepse ata nëpër bulevardet u mundësojnë të “fluturojnë” me automobilat.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.