Për udhëtim më të shpejtë të trenave dhe vendosje të kontrolleve të përbashkëta kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të presim deri në vitin 2023. Për t’i zbatuar ato, duhet të ndërtohet objekt i ri kufitare pranë stacionit të trenit Tabanovce e për ndërtimin e tij autoritetet e Maqedonisë së Veriut aktualisht po grumbullojnë fonde nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) .

Ndërkohë, transporti hekurudhor dhe transporti i pasagjerëve mbetet subjekt i dy kontrolleve kufitare, duke humbur kështu konkurrencën me transportin rrugor. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq e hapën vendkalimin e përbashkët kufitar rrugor Tabanovc – Preshevë, me të cilin në një vend është vendosur kontroll kufitar i pasagjerëve dhe mallrave që transportohen me makina, autobusë dhe kamionë, shkruan Meta.mk.

Kontrollet e përbashkëta kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë tani për tani funksionojnë vetëm në transportin rrugor.

Ulja e kohës së pritjes në kufi te transportin rrugor, e kombinuar me autostradën e ndërtuar plotësisht midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë e vendosni hekurudhën në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë për të tërhequr klientë në trafikun e udhëtarëve dhe të mallrave.

Mungon objekti për kontroll kufitar.

Nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, për Meta.mk, konfirmojnë se pengesa kryesore për të vendosur kontrolli të përbashkët kufitar në trafikun hekurudhor është nevoja për të ndërtuar strukturë kufitare, që do të kushtojë mbi 5.1 milionë euro. Në Samitin e fundit për Ballkanin Perëndimor në Poznanj u sigurua një grant prej 2.8 milionë euro për ndërtimin e këtij objekti, ndërsa fondet tjera është rënë dakord të sigurohen përmes BERZH.

“Në vitin 2021 pritet të lidhet kontratë për grant investues me BERZH, do të pasojë shpallja e tenderi për të zgjedhur kontraktuesin dhe tender për të zgjedhur shtëpinë që do të realizojë mbikëqyrjen e ndërtimit. Sipas planit ndërtimi do të bëhet 18 muaj pas përfundimit të kontratës”– theksojnë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.

Objekti prej 2.500 metra katrorë, në stacionin e trenit Tabanovce, për të strehuar policinë kufitare, doganat, shërbimet e inspektimit dhe punonjësit e hekurudhave të të dy vendeve duhet të ndërtohet më së voni deri në vitin 2023. Në projekti është paraparë edhe të ndërtohet një rrugë të re hyrëse deri te stacioni Tabanovc, që kap një shumë të madhe të investimeve dhe kushton 1.2 milion euro, thuhet në dokumentin Programi për reforma ekonomike 2019 – 2021 i Ministrisë së financave.

Kohëzgjatja e udhëtimit do të shkurtohet

Shkurtimi i kohës së udhëtimit me tren është përparësia kryesore e futjes së kontrolleve të përbashkëta kufitare. Kur të fillojë ky projekt, trenat e udhëtarëve do të presin 30 minuta më pak, ndërsa mallrat do të kalojnë kufirin më shpejt me një mesatare prej 90 minutash. Hekurudhat RMV – Transporti, për Meta.mk, thotë se shkurtimi i kohës për formalitetet doganore do të rrisë qarkullimin e trafikut të mallrave. Në të ardhmen, futja e trenave vendorë ndërkufitar do të jetë shumë më e lehtë dhe nga kjo më së shumti do të përfitonte popullata e Kumanovës dhe Serbisë jugore, e cila e kalon kufirin shpesh.

Problemi i kontrolleve të dyfishtë kufitare është veçanërisht i keq për hekurudhat, me të cilën transportohen mallra në distanca të gjata dhe në sasi të mëdha. Çdo kohë shtesë e pritjes do ta bëjë rrugën e trenit jo konkurruese trasenë nëpër të cilën lëvizë treni, e që në këtë rast do të nënkuptojë vëllim të zvogëluar të transportit për kompaninë hekurudhore të Maqedonisë së Veriut. Kontrolli i dyfishtë i në kufi e rrit edhe kohëzgjatjen e udhëtimit me tren midis Shkupit dhe Beogradit, ashtu që trenave ekspres aktualisht iu nevojiten gati 10 orë për të kaluar distancën midis dy qyteteve.

BE kritikon për shkak të realizimit të ngadalshëm

Sektori joqeveritar në vend thotë se BE-ja tashmë po dërgon kritika për realizimin e ngadalshëm të projekteve për kontrolle të përbashkëta kufitare me vendet fqinje.

“Është konstatuar se ndërtimi i vendkalimeve ndërkufitare po shkon ngadalë, për shkak të procedurave të dobëta të prokurimit dhe kontraktuesve jo cilësorë”, tha Angel Mojsovski, hulumtues nga Instituti për politika evropiane.

Nga Instituti theksojnë se me instalimin e kontrolleve të përbashkëta kufitare do të zvogëlohen kostot administrative të të dy vendeve.

“Meqenëse Bashkimi Evropian është edhe bashkim ekonomik, krijimi i hapësirës së përbashkët ekonomike ofron lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve”, tha Mojsovski.

Vonesa në realizimin e kontrollit të përbashkët kufitar është vetëm një nga kritikat që vendi i merr nga Komisioni Evropian në fushën e transportit hekurudhor dhe infrastrukturës.

Shumë premtime, pak realizim

Në Strategjinë kombëtare të transportit 2018 – 2030, të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, thuhet se deri në vitin 2030 duhet të ndërtohen pesë vendkalime kufitare të përbashkëta me vendet fqinje. Por deri tani asnjëri prej tyre nuk ka hyrë në funksion. Nga Ministria sqarojnë se marrëveshja shtetërore me Kosovën për kontrolle të përbashkëta kufitare në transportin hekurudhor është nënshkruar qysh në vitin 2011, por deri më tani nuk ka hyrë në funksion. Njëlloj si në rastin e problemeve të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në lidhje me ndërtimin e ndërtesës kufitare të Tabanovcës, autoritetet e Kosovës nuk e kanë ngritur këtë objekt në Han të Elezit.

Përveç me Serbinë dhe Kosovën, marrëveshje për kontrolle të përbashkëta të ardhshme të kufijve duhet të lidhen edhe me Greqinë, por është çështje e kohës se kur do të realizohet edhe ajo.

“Procedura për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale, me Republikën e Greqisë, për të dy vendkalimet është në një fazë të përparuar”, thonë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.

Në rastin e Greqisë, në vendkalimin Gjevgjeli – Idomeni do të duhet të ndërtohet një ndërtesë e përbashkët kufitare në Gjevgjeli. Në vendkalimin Kremnicë-Nea Kafkasos, Greqia duhet të marrë përsipër detyrën e ndërtimit të një objekti të tillë në Nea Kafkasos. Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, në shkurt të këtij viti, theksoi se të dy vendet duhet ta finalizojnë tekstin e Marrëveshjes për krijimin e procedurave kufitare për të dy vendkalimet hekurudhore, por dokument i tillë deri tani nuk është nënshkruar.

Duke gjykuar nga shembulli i nënshkrimit të kësaj marrëveshje midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për realizimin e vendkalimeve të përbashkëta kufitare me vendet fqinje do të pritet shumë vite. Historiati e objektit kufitar në Tabanovc thotë se, së pari në shkurt 2015 qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan një marrëveshje për hartim të procedurave kufitare në përputhje me Direktivën 2012/34 për krijim të zonës së përbashkët hekurudhore evropiane. Protokollet midis institucioneve përkatëse të të dy vendeve (policia, dogana, shërbimet e inspektimit, etj.) u nënshkruan në qershor 2016, ndërsa gjatë këtij viti filloi procesi i përgatitjes së dokumentacionit investues-teknik për objektin e ardhshëm në Tabanovc.

Në këtë labirint të procedurave administrative, ndërtimi i konstruktit financiar për projektin po përfundon vetëm tani, ndërsa punimet konkrete të ndërtimit të objektin kufitar te Tabanovci do të fillojnë të paktën pas dy vitesh.

Fqinjët po ecin fuqishëm përpara

Për dallim nga ngathtësia e Maqedonisë së Veriut disa nga vendet fqinje tashmë kanë vendosur kontrolle të përbashkëta kufitare si në komunikacionin rrugor ashtu edhe në atë hekurudhor. Ndaljet vetëm në një vend tashmë janë realitet në kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe midis Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e transportit rrugor. Në hekurudhë, një shembull me të vërtetë pozitiv është kalimi i përbashkët kufitar hekurudhor midis Rumanisë dhe Bullgarisë në qytetin bullgar Vidin.

Objekt i përbashkët për kontroll kufitar midis Bullgarisë dhe Rumanisë në Stacionin e trenit Vidin; Foto: Bojan Blazhevski.

Objekti kufitar është afër stacionit të trenit në qendër të qytetit Vidin, ku policia, kufiri dhe kontrollet e tjera në një strukturë të veçantë po kryhen para se pasagjerët të hipin në tren. Pasi të niset nga stacioni në Vidin, treni nuk ndalet në asnjë pikë tjetër të kontrollit kufitar në Rumani. Kështu, kohëzgjatja e udhëtimit midis qyteteve Vidin dhe Craiova është zvogëluar konsiderueshëm, ndërsa janë rritur mundësitë për futjen e trenave të rinj midis dy vendeve.