fbpx

Publikohet video regjistrim nga kabineti i Gruevskit

-

Në kanalin e internetit në Youtube është publikuar një video regjistrim i ri nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski. Në regjistrim shihet se si Gruevski dhe lideri opozitarë, Zoran Zaev bisedojnë për zgjedhjet ndërsa Zaev thotë se anketat kanë treguar se VMRO DPMNE do të fitoj.

Në reagimin e LSDM-së që u lëshua pas publikimit të videos nëpër mediume, thuhet se Gruevski ka bërë edhe një vepër tjetër penale duke lëshuar përmes internetit video regjistrime nga bisedat “sy më sy” në kabinetin e tij, për të cilat vet, siç shkruajnë në njoftim, para disa ditëve ka thënë se janë bërë me masa të posaçme hetuese me kërkesën nga ai.

Kjo është video e dytë nga takimi i dy politikanëve i mbajtur në kabinetin e kryeministrit që publikohet në opinion përmes servisit Youtube. Në regjistrimin e parë, Zaev i thotë Gruevskit se materialet i ka marrë nga një shërbim i huaj.

Zaev disa herë theksoi se Gruevskit i ka t hënë se materialet janë nga shërbimet e huaja me qëllim që të mbrojë burimin e saktë.

Videon mund ta shihni këtu.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.