fbpx

Gazetarët të tmerruar nga përgjimet

-

Më shumë se 100 gazetarë kanë qenë të përndjekur dhe të përgjuar nga ana e Drejtorisë për Siguri dhe Zbulim pranë MPB-së. Kjo u konfirmua në shpalosjen e radhës të përgjimeve nga kryetari i LSDM-së Zoran Zaev. Sashka Cvetkovska, Borjan Jovanovski, Katerina Bllazhevska, Jadranka Kostova, Olivera Trajkovska, Muhamed Zeqiri janë vetëm një pjesë e 100 gazetarëve të përgjuar.

“Është keq që jemi përgjuar  pa urdhër të gjykatës dhe kjo ka na ndodh çdoherë , kjo është afera e dytë që janë përgjuar gazetarët megjithatë për momentin edhe si profesionist dhe privatisht ndjehem keq kur e di se të dy partitë kanë qasje në jetën tënde. Pyetja është korrekte se sa kopje ka dhe nëpër sa duar ka kaluar. Shpresoj që as njëra e as tjetra palë nuk do të na keqpërdorin për qëllime politike dhe se neve gazetarëve do të na lënë ta punojmë punën pasi besoj se nga 100 gazetarë askush nuk ka punuar  kundër shtetit dhe interesit nacional por thjeshtë kanë bërë punën e tyre profesionale”, deklaroi Snezhana Lupevska, TELMA.

“E  çuditshme është e dhëna se janë përgjuar 100 gazetarë. Ajo që më habit plotësisht, nëse mund të besohet nga ajo që publikoi partia,  është se bëhet fjalë për raport pas së cilës qëndron Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. Nga ajo që munda të shoh nga dokumentet që mi dhanë dhe sipas vlerësimit tim bëhet fjalë për një periudhë të gjatë e bisedave të  përgjuara”, tha Aneta Dodevska, 24 VESTI.

“Unë jam e tmerruar nga kjo që dëgjuam sot dhe nga ajo që kisha mundësi të lexojë nga këto transkripto. Derisa pushteti dhe Drejtoria e Zbulimit dhe Kundërzbulimit i vlerëson gazetarët për armiq dhe derisa vlerësojnë se ata duhet të përgjohen d.m.th ata e krijojnë gjithë ardhmërinë tonë, gjithë përditshmërinë tonë. Në këtë rast kam një ndjenjë sikur ne jemi zhveshur para shtetit se gjoja po i shesim jo vetëm informatat tona private dhe zyrtare, por edhe personat me të cilët kemi biseduar”, u shpreh Meri Jordanova, BIRN.

Gazetarët e përgjuar thonë se ata do të kërkojnë përgjegjësi edhe nga operatorët celularë pasi dyshojnë se edhe ata janë pjesë e krimit.

“Unë dhe shumë nga kolegët e mi diskutuam dhe në mënyrë definitive do të kërkojmë përgjegjësi për të gjithë këtë periudhë që kemi qenë të përgjuar dhe përndjekur, por para së gjithash do të dëshirojmë të mësojmë se si ka ndodhur që operatorët celular të lejojnë përgjim të kaq shumë njerëzve dhe jo vetëm gazetarë dhe nga këta është instanca nga ku unë dhe kolegët e mi do të kërkojmë përgjigje!”, tha Saska Cvetkovska, NOVA TV.

“Mendojë se pjesa më e madhe e jona që tentuam që hapur të flasim, sot duhet të ndjehen të mposhtur pasi ne duhej të vijmë deri në fund dhe të dëgjojmë incizime audio si dëshmi kryesore pasi të gjithë nga ne pohonim gjithë këtë periudhë se në hapësirën mediatike neve po na konkurron një e vërtet e sajuar, se është e pamundur që një fotografi ekskluzive, pjesë tonike të kanë në lajme të 3 televizionet. Ishte e qartë se ku prodhohet kjo e vërtet. Nuk e hapa dosjen, nuk jam e sigurt se a do e hap ndonjëherë. Me një pjesë të kolegëve biseduam se ndodhta pjesa më e mirë për mbrojtjen personale është që të mos e kthesh përsëri jetën tënde përmes një fotografie tjetër, tani në transkripto dhe pjesë tonike”, deklaroi Olivera Trajkovska, gazetare.

“Asgjë të re nuk do të thosha kur do të përmendja se edhe unë jam i tmerruar sikur edhe të gjithë kolegët, mirëpo unë dua të them, se unë mburrem ashtu siç duhet të jenë të mburrur të gjithë kolegët e mi që kanë qenë të përgjuar nga ky pushtet totalitar nga shkaku se kemi qenë kritikë ndaj tyre. Ne kemi qenë vizionar me kohë, e kemi ditur se më kë kemi punë dhe unë prej këtu i porosisë të gjithë se të gjithë ne do të vazhdojmë me këtë tempo dhe se të gjithë jemi Nikolla Mlladenov”, deklaroi Muhamed Zeqiri, ALSAT-M.

Televizioni ALSAT-M është media e vetme në gjuhën shqipe që është përgjuar. Ndërkohë, një pjese të gazetarëve, Zaevi ua ndau dosjet në dorë. Në këto dosje, Drejtoria për Siguri dhe Zbulim sipas Zaevit ka evidentuar dhe transkriptuar bisedat telefonike nga të cilat më pas ka përgatitur edhe raporte për aktivitete të mëtejshme

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.