fbpx

Në Idomeni 10.000 refugjatë presin të hynë në Maqedoni

-

Më shumë se 10.000 refugjatë në pasiguri presin në kampin në Idomeni që të lëshohen nga Greqia në Maqedoni. Shifra për çdo ditë vetëm rritet për 1000 deri 2000. Porti i mbyllur nga ana e Maqedonisë nuk i dekurajon refugjatët, të cilët në numra enorm çdo ditë arrijnë nëpër ishujt grek e prej aty largohen në Athinë dhe më pas në Idomeni.

Kushtet në kampin e refugjatët çdo ditë bëhen kaotike. Numri i shtuar i njerëzve ul rezervat e ushqimit dhe ilaçeve. Në radhë prej disa kilometrash refugjatët çdo ditë presin para stendave për ushqim, për sandviçin e tyre të ditës. Një numër i tyre kanë filluar të trokasin në dyert e popullatës lokale në Idomeni për pak ushqim dhe dru për ngrohje.

I tërë kampi është përplot tenda të vogla, familje, fëmijë të vegjël, më të moshuar dhe më të rinj që me padurim shikojnë kah ana maqedonase e gardhit, duke shpresuar se do të ndryshojnë kushtet dhe do të mund të vazhdojnë rrugën e tyre kah shtetet më të pasura.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.