fbpx

Ndërperje të procesit arsimor në Tetovë për shkak të ndotjes enorme

-

Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, përkohësisht ndërpritet procesi arsimor

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në  një konferencë për shtyp sot, ka njoftuar se duke parë gjendjen alarmante me ndotjen e ajrit në këtë qytet komuna ka sjellë vendimin për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimorë.

“Të ndërpritet procesi arsimor në të gjitha shkollat e mesme, fillore dhe çerdhet në Tetovë për shkak të seriozitetit për ajrin e ndotur” ka deklaruar  Teuta Arifi pas protestave të nxënësve të cilët sot qëndruan përpara godinës së komunës.

Për nesër dhe pasnesër janë paralajmëruar se do të mbahen protesta masive të thirrur nga sektori civil, ndërsa këto protesta po marrin mbështetje edhe nga partitë opozitare.

Përndryshe, sot rrugët e qytetit të Tetovës sot janë të mbushura me nxënës të shkollave të mesme të cilët protestojnë për ndotjen e ajrit. Ata thonë se kanë bojkotuar mësimin për të qenë prezent në protesta, njofton „Мeta.

Përpara se të merret vendimi nga kryetarja Teuta Arifi, portale të ndryshme informonin se në Gjimnazin e Tetovës “Kirill Pejçinoviç” nuk ka rrymë. Drejtori  i Gjimnazit të Tetovës Namikqemal Mustafa për Portalb tha: “Nuk është e vërtetë se nuk ka rrymë dhe mësimi zhvillohet normalisht”, ndërsa pyetjes se a marrin pjesë nxënësit në protesta për ajrin e ndotur në Tetovë drejtori refuzoi t’i përgjigjet.

Drejtoresha e shkollës së mesme “Nikolla Shtejn”, Jehona Xheladini deklaroi shkurt: “mësimi zhvillohet në rregull, një pjesë e nxënëse janë në mësim ndërsa pjesa tjetër janë në protesta”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.