fbpx

QMAE: Më shumë se gjysma e qytetarëve besojnë se “bombat” janë autentike

-

Qytetarët shumë më shumë besojnë se audio regjistrimet e opozitës janë autentike, thonë nga Qendra maqedonase për arsim evropian, që konfirmimet e tyre i bazojnë në hetim anketues, njofton “A1on”.

Sipas rezultateve të tyre, 96% e qytetarëve kanë dëgjuar për aferën “Përgjimi” ndërsa 88% kanë dëgjuar ndonjërën prej regjistrimeve të opozitës.

Nga QMAE thonë se ky është rezultat befasues, duke pasur parasysh numrin e madh të mediumeve që nuk i kanë publikuar bisedimet e përgjuara.

“Befason momenti që narrativi anti- qeveritar bie edhe në vendet rurale edhe në ato urbane njësoj. Ky është tregues se njerëzit ndjekin çfarë ndodh dhe tentojnë të informohen” thotë Andreja Stojkovski.

Bojana Bariçiq thotë se vetëdije civile në ngritje mund të shihet për shkakun se, sipas sondazhit, 41% e qytetarëve vlerësojnë se përgjimet janë bërë nga policia sekrete e Maqedonisë ndërsa 22% prej tyre besojnë se këtë e kanë bërë shërbimet e huaja. Ndërkaq, 19% besojnë se ato janë të prera dhe të ngjitura.

“Shumica e qytetarëve nuk e pranojnë narrativin e pushtetit edhe pse hapësira mediale është uzurpuar nga pushteti. Pozitivisht na befasoi ky fakt sepse për herë të parë numër i madh i qytetarëve ngriten mbi propagandën. Paraqitet vetëdija civile të cilën nuk mund ta njohim”, thotë Mariçiq.

Më shumë se gjysma apo 52% vlerësojnë se përmbajtja e bisedave është më e rëndësishme se ajo kush ka përgjuar, për zgjidhjen e krizës politike. Nga ana tjetër, 21% vlerësojnë se është e rëndësishme të duhet kush është autori i përgjimeve.

Shqiptarët bindshëm besojnë se narrativ anti- qeveritar, thonë nga QMAE, kështu që 73% prej tyre konsiderojnë se është më e rëndësishme përmbajtja sesa kush i ka bërë ato, përkundër 47% të maqedonasve, që konsiderojnë se është më e rëndësishme përmbajtja se burimi i bisedave të përgjuara.

Hulumtimi është bërë në periudhë prej 4 deri 13 qershor, nëpërmjet intervistave telefonike dhe në të kanë marrë pjesë 1201 të anketuar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.