fbpx

Do të punësohen 134 të papunë ndërsa për ta buxheti është 11 milion denar

-

Ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov sot paralajmëroi masën për punësim të subvencionuar të personave në rrezik social si dhe ndihmë për sektorin privat me subvencioneve të drejtpërdrejtë të hapin vende të reja të punës për këtë kategori të qytetarëve.

Në punësim të subvencionuar do të hyjnë personat që pranojnë asistencë sociale, viktimat e dhunës familjare, personat që deri 18 vjet kanë pasur status të fëmijës pa prind dhe pa kujdes prindëror.

“Me këtë masë janë përfshirë edhe personat me të ardhura të ulëta gjegjësisht shfrytëzuesit që në të kaluarën kanë shfrytëzuar kompensim të kushtëzuar në të holla për shkollim të rregullt, që vijnë nga familje që në të kaluarën kanë pranuar asistencë sociale, persona me të ardhura të ulëta apo më të ulëta se 50% nga rroga mesatare në R. e Maqedonisë për anëtarë në familje si dhe persona më të rinj deri në 29 vjet familjet e të cilëve kanë të ardhura të ulëta” deklaroi Spasov gjatë vizitës së zyrës së disperzuar të Qendrës për punësim- Shkup në komunën e Gjorçe Petrovit.

Subvencionet ndahen në dy grupe. Në grupin e parë do të subvencionohet bruto- paga për punësimin e personave të rrezikuar social me vlerë të përgjithshme maksimale në nivel mujor prej 22 mijë denarë, prej të cilave 17 mijë për bruto- pagë për person të punësuar dhe 5000 denarë kompensim për shpenzime të trajnimit të punëdhënësit në muaj, në periudhë prej 6 muajsh, me obligim që kompanitë t’i mbajnë këto persona në punë edhe 12 muaj tjerë.

Grupi i dyti i subvencioneve përfshin subvencion maksimal prej 11.900 denarë në muaj, në periudhë gjashtë- mujore, me pesë vite lirim nga pagesa e kontributeve sociale në suazat e projektit “Maqedonia punëson”.

Me këtë masë, që është pjesë e planit operativ për vitin 2015, për çka është siguruar buxhet i veçantë përmes Bankës Botërore, do të punësohen 134 persona të papunësuar, për çka janë siguruar gjithsej 11 milion denarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.