LSDM: Edhe “Freedom House” thekson rënien në të gjitha kategoritë

-

Në raportin më të ri të organizatës relevante ndërkombëtarë “Freedom House” Maqedoni përsëri është vlerësuar si vendi në të cilin sundon regjim hibrid, reagojnë nga LSDM.

Në njoftimin e partisë opozitare shkruan se raporti i “Freedom House” përmban kritika të qarta për zbatimin e procesit zgjedhor, gjendjen në mediume, shkeljen e lirive dhe të drejtave elementare të njeriut.

“Freedom House” ka konstatuar atë që përmban edhe Raporti i grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian të përgatitur nga Rajnhard Pribe, i  cili tregon për keqpërdorime sistematike të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Raportet ndërkombëtare janë të qarta, nuk ka hapësirë për trajtim të ndryshëm apo për perceptime joreale. Punët duhet të ndryshojnë. Maqedonia ka nevojë për kthimin e lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane. Të gjitha raportet që vijnë prej organizatave relevante ndërkombëtare qofshin ato me apo pa kritika para se gjithash janë në interes te vendit. Ato vlerësime janë ekspertiza me peshë të cilat ne duhet ti shfrytëzojmë për te reflektuar mbi atë se ku jemi dhe çfarë duhet te bëjmë. Raportet nuk janë as në funksion të pozitës e as të opozitës për politika ditore por analiza përmbajtjesore në funksion të përmirësimit të situatës në sferën konkrete” reagojnë nga LSDM.

 

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...