fbpx

MPB paralajmëroi kallëzim penale kundër Jakimovskit për shkak të kundër- protestës

-

MPB sot do të ngrit kallëzime penale kundër kryetarit të komunës Karposh dhe kreut të partisë politike GROM, Stefço Jakimovski dhe kundër kryetarit të organizatës qytetare të partisë Aleksandar Trajanovski për kundër- protestën e djeshme para Gjykatës kushtetuese, me të cilën siç njoftuan sot pasdite nga MPB, kanë tentuar të pengojnë protestën e qetë të paralajmëruar më herët nga OJQ “Hajde”.

Siç njoftojnë nga MPB, Jakimovski dhe Trajanovski të cilët përmenden me iniciale, ngarkohen për veprën penale pengim të tubimit publik, që dënohet me nenin 155 nga Kodi penal.

Në njoftim thuhet edhe se platforma “Hajde” më 14 mars sipas rregullave ka paraqitur protestën në MPB gjegjësisht në SPB- Shkup, ku kanë dorëzuar të dhëna të hollësishme për kohën, rutën dhe numrin e personave pjesëmarrës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.