Me konsensus KSHZ ka konstatuar se ka mbi 330.000 votues të dyshimtë. Kjo është dëshmi serioze se disa ciklet e fundit zgjedhorë në Maqedoni kanë qenë jolegjitime, akuzoi sot në konferencë shtypi, nënkryetari i LSDM-së, Damjan Manëevski.

Ai i bëri thirrje KSHZ-së të tregoj nëse procesi për kontrollin e listës së zgjedhësve është kredibil? A dihet si do të fshihen  votuesit që sipas ligjit nuk duhet të jenë në listë? KSHZ të njoftoj metodologjinë dhe afatin sipas të cilëve do të fshihet lista dhe nëse mund të ketë listë të besueshme për zgjedhjet e 5 qershorit?