“Majkrosoft” dhe “Metamorfozis” “Office 365” falas për sektorin  civil

-

 Për herë të parë sektori joqeveritar ka mundësi të fitoj qasje falas për “Microsoft Office 365” në ditën e “Microsoft” dedikuar sektorit civil. Punëtoria dhe tribuna “Bëhuni nismëtar i ndryshimeve me Microsoft Office 365 dhe teknologjitë- re” i organizoi Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” me mbështetjen e “Microsoft Maqedoni”.

Në këtë manifestim, përfaqësuesve të sektorit civil iu mundësua të kuptojnë diçka më shumë për mundësitë që të fitojnë donacione softuerike nga programi Microsoft Cybergrants.

-“Microsoft” që moti ka detektuar rolin dhe rëndësinë e sektorit joqeveritar për avancim dhe zhvillim të shoqërisë përmes vendosjes së teknologjive dhe softuerik informatik dhe pajisje në disponim të sektorit joqeveritar, tenton t’u ndihmoj organizatave joqeveritare në zbatimin e misioneve të tyre të rëndësishme shoqërore.  Atë që këtë vit kemi  që ta publikojmë si risi është se platforma “Office 365” për bashkëpunim dhe komunikim ka qasje për sektorin civil në Maqedoni. Shpresojmë që në këtë mënyrë do të kontribuojmë që të rriten produktiviteti dhe efikasiteti i OJQ-ve- thotë Stefan Plavjanski, menaxheri i përgjithshëm i “Microsoft Maqedoni”.

Në këtë manifestim u prezantua edhe programi TechSoup Balkan përmes të cilit organizatat civile kanë mundësi të marrin softuer nga kompani të ndryshme.

-Synimi i “Metamorfozis” është që t’u ndihmojë organizatave që të rritin kapacitetin e tyre. Ne këtë e bëjmë përmes aktiviteteve të ndryshme siç janë trajnimet ndërsa ky dimension i mundësimit të qasjes deri në softuer e kemi gjithashtu në punën tonë. Ne në të kaluarën promovuam softuer falas, por në situata kur prodhuesit e softuerëve janë të gatshëm ta ndihmojnë shoqërinë, ne bashkëpunojmë me ta. Mënyra më e mirë për këtë është bashkëpunimi jonë me “Microsoft”. Duke mundësuar donacione softuerike, organizatave joqeveritare që duan ta shfrytëzojnë këtë softuer iu hapen mundësi të reja në veçanti përmes “TechSoup Balkan” thotë Filip Stojanovski, drejtori i programit në Fondacionin “Metamorfozis”.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...