Zoran Xhorlev, drejtori i Institucionit nacional “Tanec”- Asambleja për këngë popullore dhe valle në Maqedoni, thotë se ndjehet shumë i dëshpëruar sepse shumë gazetarë i janë lajmëruar për ta pyetur nëse është e vërtetë se “Tanec” ka marrë pjesë në tribunën e VMRO DPMNE që të dielën u mbajt në sallën “Boris Trajkovski”.

-Jo, nuk ishte “Tanec”. Unë nuk mund t’u them dhe t’u ndaloj njerëzve çfarë të bëjnë në kohën e lirë. Por, më duhet t’u them se jam i dëshpëruar nga kjo situatë. Vitin e kaluar kishim disa pjesëmarrje, shumë arritje, kishim jubileun gjithashtu, por askush nuk është lajmëruar që të pyet për këtë. Ndërsa tani, vetëm sa kanë parë se kinse Tanec ka marrë pjesë në tribunën e VMRO-së, u lajmëruan shumë gazetarë- thotë Xhorlev.