fbpx

LSDM po ndërmerr hapa që 11 dhjetori të betonohet si ditë e zgjedhjeve

-

LSDM sot do të këmbëngul të merren hapa që të ketë siguri se data 11 dhjetori do të jetë datë e zgjedhjeve, mëson “Meta” nga burime partiake. Prej atje thonë se janë të kënaqur nga të arriturat deri më tani, por kërkojnë respektim më rigoroz të dispozitave nga Kodi Zgjedhor.

Siç mësojmë, ende nuk ka datë precize për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca e parë plenare për propozim/ buxhetin 2017 është caktuar për sot dhe duhet të vazhdoj të paktën pesë ditë.

Shpërndarjen e Kuvendit sigurisht e pret edhe euro- komisari për zgjerim, Johanes Han i cili të premten, më 14 tetor, do të vizitoj Maqedoninë.

Ai në Shkup do të takohet me krerët e partive, me prokuroren speciale Katica Janeva dhe me organizatat civile.

Informacioni për vizitën e Han vjen pas vendimit të shumicës parlamentare në Kuvend që mos t’i mbështet kërkesat e PSP-së për ndryshimet në ligjin e Prokurorisë Speciale.

Euro- komisari i cili ndërmjetësoi në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës, gjatë vizitës pritet të flet edhe për pengesat që i bëhen Speciales si dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Që të shpërndahet Kuvendi duhet ndonjë deputet apo deputete të ngrit nismë për shpërndarje që kryetari i këtij institucion ta hedh në rend dite.

Ndërsa nesër në seancën parlamentare në rend dite janë caktuar disa pika mes të cilave propozimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior për shkak të krizës së refugjatëve. Nëse miratohet propozimi, në vend që deri më 31 dhjetor të këtij viti, gjendja e krizës do të zgjat deri 30 qershor 2017.

Në seancë do të diskutohet edhe për propozim- ligjin për ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme me procedurë të shkurtuar, për propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit gjyqësor në Maqedoni etj.

Sipas marrëveshjes së Përzhinës, Kuvendi duhet të shpërndahet prej 45 deri 60 ditë para zgjedhjeve.

Tani për tani, zgjedhjet pritet të mbahen më 11 dhjetor këtë vit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.