fbpx

Veljanovski ka 10 ditë pune për ta vendosur nismën për shpërndarje në rend dite

-

Dhjetë ditë pune ka kryetari Trajko Veljanovski që të thirr seancë dhe ta vendos në rend dite kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit.

Sot në mëngjes, grupi i deputetëve LSDM dhe deputeti Pavle Trajanov dorëzuan kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit. Koordinatori i LSDM-së, Goran Sugarevski tha se në interes të zgjidhjes së krizës politike, partia e tyre dëshiron të tregon se qëndron në pozicionet e arritura.

Sipas tij, çdo përpjekje për anulimin e shpërndarjes së Kuvendit do të jetë dëshmi më shumë se pushteti dëshiroj të evitoj zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Nga Lidhja Demokratike të Pavle Trajanov thonë se kriza e përgjithshme në Maqedoni zgjat më shumë dhe rrezikon perspektivën dhe zhvillimin e vendit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.