fbpx

Lëvizja civile “Protestoj” do të vazhdoj me protesta të hënën

-

Lëvizja civile “Protestoj” që pesë ditë me radhë organizoi protesta ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e presidentit Gjorgje Ivanov për shkak të vendimit për falje, sot nuk do të protestoj.

Protesta e radhës do të jetë nesër, prej orës 18. Vendi i tubimit do të caktohet në mënyrë shtesë.

“Bashkëluftëtarë dhe bashkëluftëtare, ditët e kaluar ishin intensive dhe të mundimshme, por edhe inkurajuese. Në vend që sot, me protesta do të vazhdojmë nesër (e hënë) më orën 18, do të jemi më të koordinuar dhe do të kemi energji dhe forcë më të madhe” thuhet në faqen e tyre në Facebook.

Krahas dorëheqjes së Ivanov, aktivistët e “Protestoj” kërkojnë tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribes si dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.