fbpx

KSHZ: Maqedonia ka gjithsej 2.464.266 shtetas

-

KSHZ mbrëmë njëzëri miratoi raportin për të dhënat nga regjistrimi i shtetasve (persona ma pasaporta maqedonase) të MPB-së, sipas të cilit Maqedonia ka 1.958.844 shtetas të moshës madhore dhe 505.422 shtetas të mitur apo gjithsej 2.464.266 shtetas.

Ndërkaq, nëse deri sot më mesnatë, kur edhe skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet para KSHZ-së, nuk arrin asnjë listë, Komisioni ka vetëm një mundësi gjegjësisht të konstatojë gjendjen e tillë.

Siç thonë nga KSHZ për “Meta” kjo është situata e re e krijuar, që nuk parashihet në Kodin zgjedhor. Prej atje thonë se nëse realizohet ky skenar, do të konstatohet gjendja, me vërejtje se s’mund të mbahen zgjedhjet pa kandidatë për deputet, pas çka topi do të hidhet në duart e Kuvendit të RM-së.

Se ky skenar është i mundshëm, para dy ditëve konfirmuan edhe burime nga VMRO DPMNE.

“Ndoshta nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, do të heqim dorë, dhe do të merr pjesë një i tretë, do të merr 10 mijë vota dhe ato do të dështojnë. Ose nëse të huajt këmbëngulin për ndonjë zgjidhje të volitshme, ndoshta do të dalim nga Qeveria, kështu që LSDM le të bëj qeveri pakicë me kë të dojë” thonë burimet jozyrtare nga partia në pushtet.

Megjithatë, nga KSHZ thonë se është e zakonshme partitë t’i dorëzojnë listat e kandidatëve në moment të fundit apo pesë minuta para mesnate.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.