fbpx

Kocias e informoi Shtajnmajerin për propozimin e masave për besim

-

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias, një ditë para se të takohej me Ciprasin në Berlin, kishte takim të gjatë tri orë me homologun e tij gjerman Frank Vallter Shtajnmajer në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, ku kanë biseduar edhe për kontestin e emrit.

Sipas informatave në Greqi, në fokus kanë qenë bisedimet për destabilitetin aktual politik në shtet si dhe për qëndrimet rreth negociatave për emrin. Gazeta “To vima” komentoi se Berlini ende tregon interesim të madh për Ballkanin Perëndimor dhe do të donte të kishte rol kryesor për zhvillimin dhe përmirësimin e lidhjeve ekonomike të shteteve ballkanike me BE-në.

Gazeta theksoi se Gjermania konsideron se Ballkani Perëndimor për momentin sikur nuk po ec kah integrimi më i shpejtë në BE, por duhet të punohet për përmirësimin e ekonomisë ballkanike në bashkëpunim me BE-në.  “Berlini gjithashtu është i interesuar për stabilitetin në rajon. Për këtë shkak dëshiron situatë të qetë në IJRM, ku përplasja ndërmjet qeverisë dhe opozitës po del jashtë kontrollit”, shkruan në “To vima”.

Në lidhje me aspektin për bashkëpunim më intensiv të të dyja palëve, Berlini ka qenë i informuar për idetë greke për masat e ndërtimit të besimit, për të cilat Kocias në Athinë paralajmëroi se do t’i dorëzojë te pala maqedonase gjatë muajit prill që të mund të fillojnë bisedimet për zhvillimin dhe miratimin e tyre.

Sipas gazetës “Katimerini”, nuk dihet se sa të suksesshme do të jenë masa për ndërtimin e besimit, të cilat, siç paralajmëroi Kocias, kryesisht do të jenë “për tu ballafaquar me irredentizmin” e palës maqedonase, i cili, sipas atij, është problemi kryesor i cili po krijon mure ndërmjet të dyja palëve.

“A mendoni se Gruevski do të heq dorë nga ideja e ekzistimit të “minoritetit maqedonas” në Greqi, apo do ta kishte larguar shtatoren e Lekës së Madh për disa masa të ndërtimit të besimit? Do të ishte mirë po të ndodhte kështu, por rëndë që ai do të dëshiroj të bëjë vetëvrasje politike”, komentoi në analizën e “Katimerinit”, gazetari Stavros Simas.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.