fbpx

Trajanov: Krizës në vend duhet përgjigjur urgjent

-

Lidhja Demokratike mendon se kriza politike në Maqedoni duhet të zgjidhet në Parlament. Në shënimin e 15 vjetorit nga formimi i partisë, lideri Pavle Trajanov, theksoi se  nuk e ka ndërmend të dal nga koalicioni qeveritar, pikërisht tani, kur duhet të punohet me përkushtim në zgjidhjen e problemeve.

Për bisedat e përgjuara, për të cilat thotë se është e rëndësishme përmbajtja dhe se në to a flitet për veprime joligjore, Trajanov tha se nuk do të mbroj askënd, pavarësisht funksionit që ka dhe se secili duhet të përgjigjet personalisht.
“Mos prisni që sistemi gjyqësor nga sot të funksionoj i pavarur. Sistemi nuk funksionon sepse është në një presion të madh politik dhe në fund kjo krizë do të zgjidhet me zgjedhje jo të rregullta parlamentare, ndërsa qytetarët do të vendosin se kujt do të ja japin besimin”, ka thënë kryetari i LD-së, Pavle Trajanov, transmeton SHENJA.

Nëpërmjet aferave, sipas Trajanov, u tregua fytyra e shëmtuar dhe lakmia për pushtet dhe para të politikanëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.