Radmilla Shekerinska dhe Lidija Dimova nga LSDM-ja dhe Antonio Miloshovski nga mazhoranca, sot në Parlamentin Evropian në Bruksel do të marrin pjesë në seminarin dyditorë interparlamentar, i dedikuar për përmirësimin e dialogut politik dhe për përforcimin e demokracisë të vendeve kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në seminar do të marrin pjesë edhe Talat Xhaferi prej BDI-së, Imer Aliu prej PDSH-së dhe deputetja e pavarur Lubica Buralieva.
Në seminar do të bisedohet për ndodhitë e fundit të konfrontimeve parlamentare në rajon dhe ky do të jetë tentimi i parë institucional për kontakt ndërmjet dy palëve “në luftë” të Maqedonisë.
Në paralajmërimin për ngjarjen, eurodeputetët rikujtuan se niveli i kulturës politike për dialog në atë rajon është shumë i ultë. Parlamentet në atë rajon kanë “autonomi shumë më të vogël në raport me pushtetin ekzekutiv dhe mungesë të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit dhe opozitës duke u bazuar në politikat, të cilat shpesh çojnë drejt në bojkotit të plotë të partive opozitare”.
Në seminarin e quajtur “Zhvillimi i kulturës politike dhe përforcimi i dialogut politik për demokraci të qëndrueshme” në Bruksel, do të marrin pjesë edhe korrespondenti i Maqedonisë në PE, Ivo Vajgl (nga Sllovenia,liberal), Alojz Peterle (nga Sllovenia, demokristian), Edvard Kukan (nga Sllovakia, demokristian), Knut Flekenshtajn ( nga Gjermania, socialist).