fbpx

Poposki- Kocias: Që të zgjidhet emri duhen kaluar male

-

Akoma mbeten dallime të mëdha në mesin e linjave të kuqe për  kontestin me emrin, ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, megjithatë dy shtetet  janë të vendosur të përqendrohen në bashkëpunim reciprok dhe për çështjet që të harmonizojnë qëndrimet, sesa problemi që i pengon. Ky ishte konkludimi i ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe atij të Greqisë, Nikolla Poposkit dhe Nikos Kocias, gjatë takimit të sotëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Athinë.

Dy ministrat njëzëri shprehën vullnetin për bashkëpunim më të madh bilateral ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por biseduan edhe për krizën me refugjatët, kontestin me emrin, bashkëpunim më të madh në fushën e energjetikës dhe për zbatimin e masave për ndërtimin e besimit ndërmjet të dyja palëve.

Ministri Poposki ishte i qartë se ndërmjet të dyja palëve ekzistojnë dallime në qëndrimet për emrin. Siç ai deklaroi, duhet të kalohen male që të gjendet një zgjidhje. Megjithatë, sipas tij, të dyja palët bëjnë hapa për avancim dhe janë të vendosur të fokusohen në bashkëpunim të ndërsjellë, që të punohet në përmisimin e klimës së raporteve të dy vendeve.

Maqedonia ka strategji dhe ka raporte të mira me Greqinë, dhe kjo është kahje drejt së cilës duhet të shkojnë lidhjet tona- theksoi Poposki.

Qeveria maqedonase, siç theksoi Poposki, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nuk heq dorë nga ideja që zgjidhja potenciale të shkoj me referendum, fakt që nga pala greke pranohet pozitivisht.

Ministrat nuk zbuluan detale për propozimet e mundshme greke gjatë bisedimeve që paralajmërohen para takimit. Kocias çështjet konkrete rreth bisedimeve i mbajti në fshehtësi, por vetëm potencoi se bisedimet zhvillohen në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Punojmë në drejtim së arritjes së kompromisit, i cili do të luftojë nacionalizmin dhe irredentizmin ekstrem nga të dyja palët dhe do t’i ndihmojë të ardhmes së shtetit. Bisedimet në OKB po zhvillohen në kornizat e parapara dhe nuk ka rezultat i cili do të duhej të ishte i njohur për opinionin e gjerë- theksoi Kocias.

Gjithashtu  bëri të ditur se të dyja palët janë të kënaqur nga nisa e zbatimit të masave për ndërtimin e besimit, të cilat do t’i ndihmonin bisedimeve në OKB por edhe procesit të izolimit të zërave ekstreme nga të dyja palët.

Poposki vlerësoi se është hap i rëndësishëm që autoritetet greke, sikurse ministritë, parlamenti dhe presidenti grek, bisedojnë hapur me atë maqedonas dhe më këtë ndihmojnë në avancimin e bashkëpunimit bilateral. Veçoi se masat, edhe pse  ndoshta mund të jenë simbolike, janë shumë të rëndësishme dhe përfshijnë  më shumë sektorë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.