Jankullovska nga Shën Nikolla: urdhëruesit e Zaevit duan t’i frikësojnë qytetarët

-

Zaev është njëriu i fundit që mund të flasë për lirinë dhe demokracinë e vend. Kështu e komentoi“bombën” e fundit të opozitës ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska. Sipas saj, Zaevi përmes materialeve të krijuara dhe të montuara, po sajon një realitet që nuk korrespondon me gjendjen faktike.

“Është i qartë ankthi dhe presioni të cilin ai sigurisht po e ndjen nga veprat penale me të cilat po përballet dhe i janë vënë mbi supe, dhe për të cilat siç po informoni ju, përfaqësuesit e mediave, kjo procedurë tashmë po fiton një qasje juridike dhe kuptohet, institucionet përgjegjëse do ta thonë fjalën e tyre të fundit. Është dyfytyrësi e madhe që një person si Zoran Zaevi, me gjithë bagazhin e tij të hipotekave në pjesën që ka shkelur të drejtën, abolimin e tij, dhe gjithë ajo që ai si person ka në dosjen e tij, të flasë për liri, demokraci dhe për marrëdhënie kundrejt popullatës. Ai është njeriu i cili hapur tregoi se LSDM-ja nëse ndonjëherë vjen në pushtet, do të përdorë metoda të ashpra drejt atyre që nuk mendojnë njëjtë si ai dhe për këtë i gjithë opinioni është dëshmitarë”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministrja e Punëve të Brendshme.

Sipas Jankullovskës, MPB-ja ka kapacitet të konfirmojë autenticitetin e materialeve që po publikon opozita, por që sipas saj policia nuk do të bëhet vegël e asnjë partie politike!

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...