Greqia dhe Maqedonia kanë këmbyer propozim- masat për ndërtimin e besimit dhe ato për momentin po shqyrtohen në Shkup dhe Athinë, konfirmuan për “Meta” nga MPB-ja e Maqedonisë.

Edhe pse edhe më tej nuk zbulojnë detaje, nga MPJ e jonë thonë se “pasi të dyja palët t’i shqyrtojnë propozim- masat, do të prononcohen rreth përmbajtjes së tyre”.

“Po, konfirmojmë se kemi këmbyer propozime – masa për ndërtimin e besimit. Ato janë tani në proces të shqyrtimit, pas çka të dy palët do të prononcohen, u përgjigjën nga MPJ në pyetjen e “Meta” nëse Greqia i ka dërguar deri në këtë institucion propozim- masat e besimit.

Kjo është hera e parë që të dyja palët këmbejnë dokumente për ndërtimin e besimit nga fillimi i kontestit, me përjashtim të firmosje së Marrëveshjes së përkohshme më 13 shtator të vitit 1995 në Nju Jork.

Zhvillimi i këtillë i ngjarjeve tregon se edhe Shkupi edhe Athina maksimalisht dhe rigorozisht i përmbahen marrëveshjes.

Ndërkaq, MPJ-ja jonë më 18 mars për “Meta” njoftoi se Athinës i është dashur një muaj që të del me propozim- masat.

Një ditë më vonë edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias në drejtimin deri tek Komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe mbrojtje si afat e përcaktoi prillin.

Kozias atëherë tha se masat për ndërtimin e besimit do të dorëzoheshin dhe bisedoheshin me palën maqedonase në prill, dhe kryesisht, do të kenë për qëllim edhe gjërat më të imta dhe më praktike, që mund të rregullojnë një pjesë të dallimeve dhe tensioneve që ekzistojnë mes dyja palëve.

“Masat e besimit, para se gjithash, do të jetë që të zgjidhen çështje të caktuara praktike, e dyta, që të ndërtohet besim më i mirë dhe e treta, që të lehtësohen bisedimet në Kombet e Bashkuara, deri në nivel në të cilin është e mundshme, theksoi Kozias.

Ideja për masat për ndërtimin e besimit, Kozias ia njoftoi ministrit Nikolla Poposki në margjinat e takimit jo- formal të ministrave për punë të jashtme të BE-së në Riga, që u mbajt në fillim të muajit të kaluar.