fbpx

Për shkak të gripit, pushimi i nxënësve do të vazhdohet deri më 23 janar

-

Pushimi i nxënësve do të vazhdohet deri më 23 janar gjegjësisht në vend të datës 18, gjysmëvjetori i dytë për këtë vit shkollor do të filloj më 23 janar. Këtë sot e njoftoi ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov si një prej masave për parandalimin e gripit në vend.

Krahas vazhdimit të pushimit, si masa janë paraparë edhe dezinfektimi i autobusëve në transportin publik të qytetit në Shkup dhe në qytetet tjera me transport të organizuar publik si dhe dezinfektim rrënjësor të shkollave para fillimit të gjysmëvjetori të dytë të vitit shkollor.

“Pranuam masën që të vazhdohet pushimi deri më 23 janar gjegjësisht gjysmëvjetori i dytë në vend që të filloj më 18 do të filloj më 23 janar. Kjo masë është më se e nevojshme duke pasur parasysh tendencën e uljes së numrit të të sëmurëve nga gripi prej 0 deri 14 vite gjatë pushimit, tha ministri.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.