Ahmeti kërkon Bruksel dhe Uashingtoni të përfshihen në zgjidhjen e krizës politike

-

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Orav diskutuan për situatën aktuale politike në Maqedoni, dialogun politik, marrëdhëniet ndëretnike si dhe integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Kryetari Ahmeti theksoi që fillimi i dialogut politik në Bruksel duhet të intensifikohet dhe avancohet sa më parë në mënyrë që kriza politike në vend të tejkalohet. Komisioni Evropian duhet të kuçet drejtpërdrejt duke paracaktuar agjendën për palët e përfshira, por njëkohësisht edhe të monitorojë procesin gjyqësor që do të garantojë kredibilitetin dhe besueshmërinë nga të gjitha palët.

Kryetari Ahmeti gjithashtu theksoi që Washingtoni mund të luaj rol konstruktiv në inkurajimin e palëve për tu angazhuar në drejtim të tejkalimit të krizës politike.

BDI është parti e përgjegjshme dhe vepron për interesa të përgjithshme të qytetarëve dhe të shtetit duke u përcaktuar që të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit.

Kriza politike po cënon pritjet e qytetarëve për një Maqedoni stabile, të sigurt, të integruar në NATO dhe duke negociuar për anëtarësim në BE, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe me kushte optimale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Partitë politike duhet të bëjnë çmos që të fokusohen në realizimin e pritjeve të qytetarëve, por edhe të demonstrojnë gatishmëri për të garantuar stabilitet dhe kapacitet demokratik të institucioneve të vendit që të përballen me krizën politike.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...