Ivanov prej orës 18:45 do t’i drejtohet popullit

-

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot do t’i drejtohet popullit, njoftojnë nga kabineti i presidentit.

Në njoftim nuk përmendet tema për të cilën presidenti do të flet. Ky është fjalimi i katër i Ivanov para popullit në tre muajt e fundit.

Fjalimi i parë ishte më 12 prill kur me faljen ndërpreu të gjitha proceset gjyqësore kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Pas reagimeve të mëdha në opinion dhe komunitetit ndërkombëtarë, Ivanov edhe njëherë doli para popullit më 15 prill, kur tha se qëndron në qëndrimin e tij për faljen dhe se të njëjtën nuk e tërheq.

Një muaj më vonë, më 27 maj ishte fjalimi i tretë ku tërhoqi një pjesë të vendimeve për faljen e politikanëve. Tërheqjen e vendimeve tjera e bëri më 6 qershor, por pa fjalim para popullit.