fbpx

Institucionet të përfshihen në hetimet për bombën

-

Organizatat jo qeveritare në vend kërkojnë nga institucionet që të hetojnë aferën e përgjimeve. Ata kërkojnë hetimin transparent të përmbajtjeve që dalin nga bisedat e përgjuara që lidhen me kriminalitetin e qeverisë dhe proceduimin e shkeljes së privatësisë së qytetarëve me aferën e përgjimeve dhe keqpërdorimin masovik të pozitës zyrtare që janë veprime të dënueshme për të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare. Prokuroria Publike menjëherë të ngritë procedura për përndjekje të personave të panjohur për përgjim joligjor dhe të paautorizuar dhe të hapë procedura për të gjitha keqpërdorimet e mundshme, veprim joligjor, korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut që përmenden në regjistrimet e publikuara”, deklaroi Misha Popoviq – Instituti i demokracisë – Societas Civitas.

Grupi i organizatave joqeveritare i cili është bashkuar nën emrin “Platforma për luftë kundër korrupsionit”, porositi për kujdes i veçantë ndaj disa pretendimeve. Për shembull, se MPB-ja është vënë në funksion të veprimit politik gjatë zgjedhjeve, se ka pasur shkelje të së drejtës së votimit gjatë dhënies së dokumenteve për identifikim, se resurset e policisë janë përdorur për nevoja partiake. Përveç, prokurorisë, kërkesa i drejtohet edhe Komisionit kundër korrupsionit dhe Këshillit Gjyqësor.

Sipas tyre, opinioni nuk ka informatë zyrtare lidhur me çështjet esenciale për përgjimin.

“Institucionet nuk ishin mjaft të zhdërvjellëta dhe transparente që të na shpjegojnë se çfarë punojnë dhe prandaj ne kërkojmë të deklarohen në lidhje me këto gjëra konkrete. Kush i ka regjistruar këto biseda, si janë regjistruar dhe të deklarohen për procedurat të cilat do t’i fillojnë lidhur me përmbajtjen”, tha Sllagjana Taseva, “Transparencë Maqedoni”.

Grupi i organizatave joqeveritare thanë se institucionet kanë  afat prej 30 ditësh për të vepruar sipas kërkesave të tyre. Në të kundërtën paralajmëruan aktivitete të reja, por nuk saktësuan se çfarë. Ndryshe, “Platforma për luftë kundër korrupsionit” është formuar kah fundi i vitit të kalua

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.