LSDM­-ja opozitare sot akuzoi se problemet në blegtori nuk zgjidhen me plan dhe në kohë, por sipas nevojave dhe interesave partiake të pushtetit. Tatjana Prentoviq, kryetare e Komisionit për bujqësi në LSDM në një deklaratë për mediat tha se në blegtori ka probleme të grumbulluara nëntëvjeçare dhe dërgoi kritika për premtimet deri te blegtorët për pagesën e subvencioneve në prill, për dëmshpërblimin për delet e ngordhura nga sëmundja gjuha e kaltër nga vera e kaluar, për riparimin e staneve dhe infrastrukturën e 100 kullotave. “Nuk ka politika zhvillimore, dhe për këtë nuk ka as rezultate në blegtori” tha Prentoviq. Sipas saj, kreditë e volitshme dhe subvencionimi për kokë dhen, që vonë propozohen si masa, janë propozime të ndërmarra nga programi i LSDM­-së.