fbpx

Hetuesit e PSP-së kontrollojnë nëse Taleski nga arresti shtëpiak firmos dokumente

-

Tre hetues të PSP-së sot në mëngjes kanë arritur në Komunën Manastir, siç mësojmë, duhet  të bëjnë kontroll lidhur me realizimin e arrestit shtëpiak të kryetarit, Vladimir Taleski.

Nga Specialja për “Meta” konfirmojnë se hetuesit e tyre janë në Komunë.

Prej atje thonë se ata janë atje që të kontrollojnë nëse ka eventualisht lëshime në zbatimin e arrestit gjegjësish nëse Taleski firmos dokumente apo kryen veprime shërbime.

Jo- zyrtarisht, nëse hetuesit e PSP vërtetojnë se ka lëshime në zbatimin e masës, ka mundësi të kërkohet ndryshim të arrestit shtëpiak me masa më të rrepta.

Nga PSP tani për tani nuk duan të komentojnë se çfarë masa do të ndërmarrin.

PSP ngarkon kryetarin Taleskin dhe 22 persona tjerë për keqpërdorim të mjeteve lidhur me transportin e nxënësve në suazat e aksionit “Transportuesi”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.