fbpx

Kaos dhe koordinim i dobët gjashtë ditë pas vërshimeve në Stajkovcë

-

poplava-stajkovci

Gjashtë ditë pas vërshimeve katastrofale në Stajkovcë, edhe më tej në këtë vend vërehet kaosi dhe tollovia. Nuk dihet kush ndihmon, kush ofron ushqim dhe kur qytetarët mund të presin mekanizimin e duhur i cili do të ndihmoj në largimin e mbeturinave dhe baltës nga shtëpitë e tyre. Madje, në vendin e ngjarjes ajo që mund të shkruhet nëpër rrjetat sociale është më afër realitetit sesa pamjen që e ofrojnë mediat.

Stacioni fillestar për të gjithë banorët e fshatit, oborri i shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodij” ku është vendosur shtabi taktik- operativ i ushtrisë dhe vendi ku grumbullohen donacione, që prej orës 10 në mëngjes ishte përplot me qytetarë të cilët luteshin për ndihmë.

Organizimi i vullnetarëve dhe ndarjes së ndihmës në Stajkovcë është nivelin më të ulët të mundshëm. Shtëpitë të cilat po pastrohen dhe ku nxirret balta thonë se patjetër është dashur të organizohen vet, sepse askush nuk ka ardhur t’i vizitoj nga zyrtarët.

“Ja, burri im qëndron ulur në rrugë dhe i lut njerëzit që menaxhojnë me eskavatorët të vijnë dhe të ndihmojnë që të nxjerrim mbeturinat jashtë, por i kanë thënë se duhet të merr urdhër. Fëmijë, miqtë e bijës sime erdhën që të ndihmojnë. I tërë bërlloku nga podrumi, ku ishte kuzhina dhe dhoma e ndejës e morën ata, por kot nëse nuk ka eskavator që t’i largoj gjërat nga oborri jonë” thotë Ristovska Slavica.poplava-stajkovci

Shtëpitë më të dëmtuara në Stajkovcë gjenden në fund të fshatit, menjëherë afër qarkores. Ndihma e parë atje, thonë ata, ka arritur madje sot. Balta dhe niveli i ujit janë sikur vërshimet të kenë ndodhur dje. Në këtë rrugë qytetarët nuk flenë nëpër shtëpitë e tyre, nuk janë të vërshuara vetëm podrumet dhe garazhet, por shtëpitë në përgjithësi. U është shkatërruar e tërë orendia e shtëpisë.

poplava-stajkovci

Anëtarët e grupit “Ndihmë humanitare për familjet e vërshuara në Shkup”, përmes të cilës organizohen numri më i madh i vullnetarëve, nesër do të organizoj aksion për pastrim të përbashkët të terrenit.

Ngjarja mund të shihet në Facebook me titullin “Aksioni i përbashkët për pastrimin e terrenit në të gjitha pikat kritike”.

“Nevojitet që të gjithë qytetarët të fillojnë të vijnë në pikën e takimit “Vero Qendër” (Vero Jumbo) prej orës 8 të mëngjesit, ku në mënyrë të organizuar do të shkohet në pikatk ritmike. Transporti do të niset pas përmbushjes së kapacitetit të çdo automjeti (autobus, minibus apo furgon). Pastrimi do të zgjat të paktën deri orën 19:00 për shkak të dukshmërisë së nevojshme të terrenit” thuhet në shpjegimin e aksionit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.